PAJISJE TË RINOVUARA TË GARANTUARA

“Besojmë në një botë më të qëndrueshme, me më pak mbetje dhe me më shumë mundësi kursimi për të gjithë”

Shërbimet

Ez - Device

Pajisje të rigjeneruara të garantuara

Blini produktet tona të rigjeneruara dhe kurseni deri në 70% për një pajisje si e re, me testet më të mira të cilësisë në treg dhe garanci 12-mujore

Ez – Repair

Riparime për smarphone, kompjuterët dhe tabletët

Riparojeni pajisjen tuaj në dyqanet tona për ta marrë atë menjëherë si të re falë dërgesës ekspres

Ez – Home

Shtëpia juaj inteligjente “Smart”

Kërkoni një vlerësim falas dhe realizoni me ne në mënyrë të personalizuar shtëpinë tuaj të së ardhmes, falë shërbimit tonë në banesë

RRETH NESH

Historia jonë, misioni ynë

Pasioni për teknologjinë

Ndërgjegjësimi për pasojat mjedisore dhe ndikimi i konsumizmit në planet janë bërë një problem global, ndaj të cilit nuk mund të jemi më indiferentë. Kalonte orë të tëra duke luajtur, prekur dhe manovruar të

gjitha pajisjet që shihte dhe që i tërhiqnin vëmendjen. Teknologjia ka qenë gjithmonë pasioni i tij, bota e tij, interesi i tij më i madh… por duke u rritur bëri një zbulim tronditës…

Pasojat Mjedisore

Çdo vit në planetin tonë hidhen mbi 50 milionë tonë mbetje elektronike. Kjo për ne është e papranueshme!

Ndërgjegjësimi për pasojat mjedisore dhe ndikimi i konsumizmit në planet janë bërë një problem global, ndaj të cilit nuk mund të jemi më indiferentë.

Magjia e të rigjeneruarit të qëndrueshëm

Ndryshe nga dyqanet e zakonshme të telefonisë ku gjenden vetëm telefona të rinj ose të përdorur, pra të shtrenjtë ose në gjendje të rëndë, ne u garantojmë klientëve tanë produkte të rigjeneruara si të reja, me një raport të pashoq midis cilësisë, çmimit dhe shërbimit ndaj klientit.

Në fakt, çdo gjë që bëjmë përditë është për të krijuar përvojën më të mirë të blerjes, duke garantuar pajisjet më të mira të rigjeneruara në treg dhe një shërbim ndaj klientit të certifikuar me vullnet etik social, i cili Ju mbështet në mënyrë të vazhdueshme edhe pas blerjes apo riparimit dhe që nxit reduktimin e emetimeve të Co2, eliminimin e paketimit dhe përdorimin e energjisë përmes burimeve të rinovueshme.

 

Torna in alto